
Rreth 50 km në jug-lindje të kryeqytetit të Kosovës Prishtinë, me pamje të mrekullueshme në drejtim të maleve të larta të Sharrit dhe në lartësi mbidetare prej 400 metrave shtrihet një nga fenomenet, respektivisht margaritarët e natyrës kosovare me emrin Kllokot.
Kllokoti, kjo natyrë magjepëse është vendi ku gjendet Qendra për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim Nëna Naile e pasur me ujë të pashterrshëm termomineral dhe e pajisur me teknikë moderne mjekësore dhe rekreative, e që ka filluar të funksionojë nga maji i vitit 2007.
Kushtet klimatike në Kllokot janë tipike mesdhetare me dimëra të shkurtër dhe të butë, gjersa vera është stina më e gjatë, zakonisht me ditë të kthjellëta me diell dhe temperaturë të ngrohtë të përcjellura me erëra të lehta freskuese.
Kushtet klimatike, së bashku me vetitë shëruese të ujërave termomineral dhe komoditetin jashtëzakonisht të lartë që Qendra moderne Nëna Naile në Kllokot gjatë tërë vitit ju ofron, e shndërrojnë ate në një vend tejet tërheqës dhe të përshtatshëm për shërim, pushim dhe rekreacion në cilëndo stinë të vitit.





